Festat e fundvitit, ministri Balla shpërndan dhurata për fëmijët e punojësve të policisë dhe familjeve në nevojë në Librazhd

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi të shtunën Librazhdin,  ku ndau dhurata për fëmijët e punonjësve të policisë si dhe për fëmijë të familjeve në nevojë. 

“Më vjen mirë që bashkë me fëmijët e punonjësve të Policisë, kemi dhe fëmijë të tjerë të qytetit për të shpërndarë dhuratat e Vitit të Ri, e ndaj dua t’ju uroj me gjithë zemër së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe shefin e Komisariatit Gëzuar Festat e fundvitit, qoftë 2024 një vit i mbarë për gjithë Shqipërinë e për gjithë shqiptarët kudo që janë”, uroi ministri Balla.
​

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme