Festivali i Filmit Ballkanik e Kulinarisë për katër netë në Pogradec, edicioni i tij i 14-të

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka çelur siparin e edicionit të 14-të. Për 4 netë me radhë në Pogradec do të bëhen bashkë regjisorë, producentë dhe studentë të kinematografisë që konkurrojnë në dy kategori, filma me metrazh të shkurtër e të gjatë dhe presin vlerësimin me çmime.
Filmat që do të transmetohen në 4 ditë trajtojnë tematika të ndryshme. Risi e këtij edicioni është bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror të Filmit ku është menduar që filmat shqiptarë të restauruar të shfaqen të titruar në anglisht për turistët e huaj.
Ky festival është një promotor shumë i mirë i qytetit, kulinarisë dhe vlerave kulturore ai mbart.
Festivali i Filmit do të mbyllet në datë 29 qershor me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filmin më të mirë me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe dokumentarë.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




