FIA kritikon Katarin

Formula 1 | 3 vite më parë

Gara në Çmimin e Madh të Katarit ndoshta është ngjarja më e keqe e vitit 2023 në Formula 1, të paktën deri më tani. Përsa i përket sigurisë së pistës, ajo linte shumë për të dëshiruar. Organizatorët kishin gati dy vjet kohë për të bërë modifikimet e duhura, pas problemeve të ngjashme të ediventuara me bordurat në edicionin e parë të zhvilluar aty në 21 nëntor 2021.

Rërë në pistë që të premten në kualifikuese, pista e modifikuar me shpejtësi mes të premtes dhe të shtunës, çoi në ndërrimin e detyruar dhe të shpeshtë të gomave. Një listë e pafund shkeljesh, bëri që FIA, të qortonte dhe ndëshkonte organizatorët e garës së Katarit duke i vënë kushtet e reja, për t’i realizuar deri në garën e ardhshme. Vapa përfaqësonte një pengesë të konsiderueshme për pilotët gjatë Çmimit të Madh të Katarit.

Temperaturat e larta bënë që lagështia e ajrit të shkonte deri në 72%. Sargeant, detyrohet të tërhiqet pas 40 xhirosh për shkak të vështirëve në frymëmarrje. Edhe Stroll e Albon i drejtohen qendrës mjekësore. Në fund të garës, Norris, Verstappen dhe Piastri, duke pritur për intervistat, heqin kostumet e tyre dhe freskohen me ujë. Të pamundur ata shtrihen në tokë për të pushuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme