Finlandë/ Shembet ura për këmbësorë, 27 të plagosur, shumica fëmijë

Një urë për këmbësorë në Espoo të Finlandës është shembur duke lënë rreth 27 persona të plagosur, 24 prej të cilëve fëmijë. Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion.
Ura ishte e lartë të paktën pesë metra, ndërsa fatmirësisht asnjë nga personat e plagosur nuk është në rrezik për jetën.
Jo shumë larg kryeqytetit Helsinki, ura ishte e përkohshme, e vendosur në një kantier ndërtimi./ Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




