Firmoset marrëveshja për ujësjellësit, 50 milion euro për ujë në rubineta dhe kanalizime

Bumi i madh turistik që ka përjetuar vendi me një rezultat prej 8,3 milion turistë në 9 muaj i ka vënë autoritet edhe përballë një sfide, atë të furnizimit të rregullt me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura.
Pikërisht këtij qëllimi i përgjigjet edhe firmosja këtë të mërkurë (4 tetor) të marrëveshjes mbi “Programin e infrastrukturës bashkiake V,” me vlerë 50 milion euro, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe Bankës për zhvillim KFW të qeverisë gjermane.
“Programi dhe është patjetër që të kontribuojë në përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimi dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në disa bashki të vendit, ku sigurisht prioritet do të kenë zonat turistike, qofshin ato të bregdetit, apo qofshin ato të turizmit malor.Marrëveshja ka një vlerë prej 50 milionë euro. Parashikon investime të rëndësishme në sektor, si dhe masa për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e performancës të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të përfshihen në Program”, u shpreh ministrja Balluku.
Ambasadori Gjerman në vendin tonë, Karl Bergner tha se këto investime e sjellin Shqipërinë më pranë në rrugën e saj të integrimit drejt BE.
“Nëse Shqipëria ka si sfidë arritjen e 10 milion turistëve për këtë vit, atëherë projekte të tilla janë shumë të mira në këtë drejtim për t’i bërë të kënaqur turistët. Këto projekte do ti japin hov turizimit” u shpreh ambasadori gjerman.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




