Fluks në posta për bonusin-Të moshuarit thonë se 5 mijë lekë janë të pamjaftueshme

Sociale | 3 vite më parë

Bonusi i pensionisteve ka filluar shpërndarjen.  Në pikat e Postës Shqiptare bëhet me dije se ata furnizohen dy herë në ditë për të përballuar fluksin e pensionistëve që vijnë për të tërhequr këtë bonus së bashku me pensionin mujor.

Vetë pensionistet shprehen se ky bonus është i pamjaftueshëm.

Pensionistët shprehen se do të ishte më mirë që të vendoset me ligj pensioni i 13-të ose të kishte një shkallë që qytetarët që kanë pensione më të ulëta të merrnin një bonus më të lartë se ata me pensione të larta.

Bonusi prej 5 mijë lekësh ka filluar shpërndarjen që prej datës 4 dhjetor dhe të gjithë do të kenë mundësi ta tërheqin deri në dhjetor të vitit 2024.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme