Formula 1, Ferrari rrit fuqinë motorrike

Motori është pa dyshim një nga sektorët, në të cilin, inxhinierët e Ferrarit, i kanë kushtuar shumë orë zhvillimi, për të mundësuar që Carlos Sainz dhe Charles Leclerc të luftojnë për podiume në Kampionatin Botëror të Formula 1, në 2021. Rimarrja e një pjesë të madhe të 50 kuajve fuqi, një deficit i Maranellos ky krahasuar me Mercedes sezonin e kaluar, ka qenë pothuajse një mani për departamentin e Enrico Gualtieri.
Një humbje e dukshme e fuqisë, nga një vit në tjetrin, që shumë anëtarë të Cirkut të Madh nuk hezituan ta theksonin, ishte rezultat i marrëveshjes private që Ferrari dhe FIA nënshkruan para fundit të sezonit në Montmeló, pasi analizoi plotësisht njësinë e fuqisë transalpine të vitit 2019, përkundër përpjekjeve të Mattia Binotto për të rritur rezistencën aerodinamike, të përftuar nga një objekt që udhëton.
Një teori konspirative që Mika Salo, ish-pilot i Formula 1, i cili ka qenë si komisioner në disa gara të vitit 2020, ka folur për performancën hipotetike që mund të shfaqë në këtë edicion Kimi Raikkonen me Alfa Romeo C41: “Skuadra vuajti nga keqbërja e Ferrarit në vitin 2019. Ata janë detyruar të përdorin më pak karburant sesa rivalët e tyre, kështu që Alfa Romeo mund të jetë në një pozitë të mirë këtë sezon”.
“Unë nuk e di nëse Ferrari do të ketë një motor të ri deri në vitin 2021. Por të paktën, Alfa Romeo do të lejohet të marrë të gjithë fuqinë. Ata nuk u lejuan vitin e kaluar për shkak të Ferrarit” – tha Salo. Por duket se diçka ka ndryshuar tani te Ferrari. Te skuadra italiane besojnë se do të fitojnë të paktën 30 kuaj fuqi këtë dimër.
E vërteta e vetme tani është se Ferrari do të paraqesë në 12 Mars në Sakhir një motor të pagëzuar si Superfast, që përfshin një turbo pak më të vogël për të përmirësuar performancën e fuqisë motorike, një ndërftohës inovator për të përmirësuar ftohjen dhe një motor me djegie të rinovuar për të bërë përdorimin më efikas të karburantit, midis shumë risive të tjera.
E nëse këto ndryshime, do të jenë të mjaftueshme për të dalë pas Renault, Honda dhe Mercedes, apo edhe të kapërcejnë ndonjë prej tyre, do të përcaktohet nga asfalti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




