Formula 1, sot Çmimi i Madh i Bahreinit, orari dhe të rejat e

Formula 1 | 4 vite më parë

Sot rinis gjithçka në rrjetin RTSH-së me Max Verstappen nga Sakhiri. Në orën 16:00, në RTSh 1, do të keni mundësi që të ndiqni garën e parë të Botërorit të 2023-it.

Kampioni në fuqi i Formula 1 do të niset i pari për herë të 21-të në karrierë. Në start do të jetë komod pasi i dyti niset shoku i skuadrës Sergio Perez.

Ferrari është aty në vijën e dytë “të sulmit” me dy veturat e saj të drejtuara nga Charles Leclerc e Carlos Sainz. Strategjia e ndjekur ditën e djeshme nga Ferrari është mjaft interesante pasi në Q3 vendosi të mos nxirrte më në pistë pilotin monegask duke i lënë kështu një set gomash të reja në dispozicion për garën e sotme.

Sa i përket surprizave mendohet se në Bahrein do të mund të shohim edhe përmirësimin e bërë nga Aston Martin. Ndërsa priten sinjale nga Mercedes, e cila është shfaqur shumë në vështirësi.

“Bahrain International Circuit” ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit Manama, në mes të shkretirës. Cirkuiti është 5.4 kilometra dhe përbëhet prej 15 kthesash impenjative, të cilat e bëjnë këtë pistë mjaft të vështirë për tu interpretuar.

Sa i përket kushteve atmosferike të gjithë ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët dhe temperature në kohën e garës pritet të jetë mes 22-23°C.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme