Formula 1, Willimas heq “vellon”

Formula 1 | 4 vite më parë

Skuadra e tretë e Botërorit të ri në Formula 1, e cila zbulon veturën e kampionatit që starton më 5 mars në Sakhir është Williams. Ashtu si Haas dhe Red Bull për të dalluar detajet teknike të veturës të re Williams duhet të bëjmë ende durim.

Sot Alexander Albon dhe Logan Sargeant vetëm sa prezantuan njëvendëshen e re duke mos dhënë asnjë detaj më shumë sa i përket përmirësimeve në motor apo në paketën aerodinamike.

Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.

Datat e zbulimit të veturave të reja:

Haas “VF-23”: 31.01.2023

Red Bull “RB19”: 3.02.2023 

Williams: Sot (6.02.2023)

Alfa Romeo: 7.02.2023

AlphaTauri: 11.02.2023

Aston Martin: 13.02.2023

McLaren: 13.02.2023

Ferrari: 14.02.2023

Mercedes: 15.02.2023

Alpine: 16.02.2023


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme