FOTOT/ Bulqizë, aksident tragjik, humb jetën një 25 vjeçar, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Bulqizë. Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet e ditur se nga përplasja mes dy makinave një shtetas i moshës 25- vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës.
Nga pamjet në vendngjarja shikohet një makinë e cila është dëmtuar shumë rëndë, si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ndodhen forca të policisë lokale, të cilat po zhvillojnë hetime për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



