FOTOT/ Francë, alarm për bombë tek Harku i Triumfit, tek Kulla Eifel policia gjen çantën me municione

Dy evakuime janë kryer në sot Paris, pasi një çantë me municion u zbulua pranë Kullës Eiffel dhe një alarm për bombë u raportua në Harkun e Triumfit. Policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit, në orën 3 pasdite. Zona përreth monumentit, duke përfshirë një pjesë të rrugës Champs-Élysées, është evakuuar ndërsa policia vazhdon kërkimet e çantës.
Ndërkohë, parku Paris Champ de Mars rreth Kullës Eiffel u evakuua pak pas zbulimit të një qese të mbushur me municion, tha një zëdhënës i policisë. Ai shtoi se evakuimi i parkut tani ka mbaruar. Fotografitë që qarkulluan nga gazetarët francezë u tha se tregonin municionin e gjetur afër Kullës Eiffel të mbushur në një qese kanavacë blu. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




