Franca do të dërgojë më shumë topa, radarë dhe raketa kundërajrore, në mbështetje të Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka premtuar se Franca, së shpejti, do të dërgojë më shumë topa, radarë dhe raketa kundërajrorë, për të mbështetur Ukrainën.
Macron tha për televizionin France 2 se Franca po punon me Danimarkën për të dërguar gjashtë topa vetëlëvizës, të cilat fillimisht ishin prodhuar për ushtrinë daneze. Parisi i dorëzoi Kievit 18 topa të ngjashëm.
Franca do të dërgojë edhe “sisteme dhe raketa kundërajrore”, për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet me dron dhe raketa. Macron këmbënguli disa herë në nevojën e bisedimeve për paqe mes dy vendeve.
Presidenti rus Vladimir Putin duhet “të përfundojë luftën, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezën e diskutimit”, tha ai, duke shtuar se do të flasë me presidentin rus “sa herë që do të jetë e nevojshme”.
“Shpresoj se sa më shpejt të jetë e mundur, do të kemi nevojë që të gjitha palët të kthehen në tryezën e diskutimit, dhe të ketë diskutime për paqen, nga njëra anë, Ukraina dhe nga ana tjetër, Rusia”, tha ai.
I pyetur nëse ai mendon se Ukraina do të jetë e gatshme të negociojë me Rusinë, ai tha se “negocimi nuk do të thotë të heqësh dorë”. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



