Franca, Spanja dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen: Do ndërtojmë gazsjellësin nënujor

Botë | 4 vite më parë

Franca, Spanja dhe Portugalia kanë njoftuar këtë të enjte se kanë arritur një marrëveshje për të zëvendësuar tubacionin MidCat me një tubacion nënujor që lidh Barcelonën me Marsejën, për transportimin e gazit natyror dhe hidrogjenit të pastër.

Projekti MidCat filloi në vitin 2003 me qëllim të lidhjes së rrjeteve të gazit natyror të Francës dhe Spanjës përmes një tubacioni 190 km të gjatë që fillon në Ostalrique, në veri të Barcelonës dhe përfundon në Barbaira, në lindje të Carcassonne, duke kaluar nëpër Pirenejtë.

“Ne kemi rënë dakord të zëvendësojmë projektin MidCat me një projekt të ri, i cili do të quhet Korridori i Energjisë së Gjelbër dhe do të lidhë Gadishullin Iberik me Francën,” shpjegoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas mbërritjes së tij në Bruksel për Samitin e liderëve evropianë, kushtuar krizës energjetike.

Siç sqaroi ai, synimi është ndërtimi i një gazsjellësi që do të transportojë hidrogjen të pastër por edhe në një fazë kalimtare gazin që i nevojitet tregut europian të energjisë.

Sanchez , presidenti francez, Macron dhe kryeministri portugez, Antonio Costa do të takohen më 8 dhe 9 dhjetor për të finalizuar marrëveshjen./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme