Francë, xhihadistët festojnë në rrjetet sociale, thirrje për të tjera sulme

Xhihadistët, në internet, festuan sulmin e fundit terrorist në Francë, ku tre persona u vranë gjatë një sulmi me thikë në një kishë në Nicë, ndërsa, po sot, një person i armatosur u vra në Avignon dhe një roje u sulmua në konsullatën franceze në Arabinë Saudite. I fundit në një varg të gjatë sulmesh të dhunshme në Francë ishte “tashmë duke u festuar masivisht nëpër komunitetet xhihadiste” deri të enjten vonë, Sipas grupit të monitorimit të Inteligjencës SITE, ata festuan masivisht sot në internet.
Ata shkruan në Twitter dhe Facebook për të mirëpritur vrasjet e fundit të ashpra. Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për dhunën e sotme, por kjo vjen në mes të tensioneve të larta midis Francës dhe botës myslimane, pasi një mësuesi iu pre koka, pasi tregoi karikaturat e Profetit Muhamed para klasës së tij dy javë më parë.
Drejtoresha e SITE, Rita Katz tha se xhihadistët po festonin ‘lirinë e veprimit’ të sulmuesve pas tre episodeve të dhunshme brenda disa orësh.
“Këto sulme të reja vijnë në mes të një vale masive dhe të qëndrueshme të mediave xhihadiste që dënojnë Francën dhe karikaturistët e saj,” tha ajo. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




