Fredi Beleri zgjidhet zv.kryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian

Fredi Beleri është zgjedhur zëvendëskryetari i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian.
Eurodeputeti i burgosur në Shqipëri, që përfaqëson partinë greke Demokracia e Re (DR), siguroi votat e nevojshme me mbështetjen e disa partive dhe të liderit të Eurogrupit të DR, Eliza Vozemberg.
“Falënderoj kolegët që më zgjodhën në pozicionin e zv.kryetarit të Komisionit për Peticionet, gjë që e mora vesh duke qenë brenda burgjeve shqiptare. Është nder i madh dhe përgjegjësi edhe më e madhe për një eurodeputet të zgjedhur rishtas dhe për vendin tonë. Së shpejti ky kalvar i mundimshëm do të marrë fund dhe përsëri do të mundem të kryej plotësisht detyrën që më besuan qytetarët grekë përmes votës së tyre,” reagoi z. Beleri për mediet greke.
Pas betimit në Strasburg si eurodeputet, Beleri u rikthye fundjavën e kaluar në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit.
Autoritetet i kishin dhënë atij pesë ditë leje për të marrë pjesë në seancën inauguruese. Ai tha se do të vijojë të ndjekë rrugën e drejtësisë për çështjen ndaj tij.
Beleri po vuan dënimin me burg, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. /AMNA
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




