Fshati Qilarisht, prespektivë për zhvillimin e agroturizmit

Përshkon rreth 3 kilometra me makin nga qyteti i Permetit që të shkosh në fshatin Qilarisht të njësinë administrative Petran të bashkisë Përmet. Një fshat i vogël që dikur numëronte rreth 120 banesa me banorë të dashur,mikpritës dhe bujarë, një fshat që jeton me emigrimin dhe migrimin,fshat me traditë blegtorinë dhe bujqësinë. Në këto ditë dimri banorët merren me punët e stinës,kujdesin për tokat dhe oborret e banesave të tyre.
“Tani merremi me punët e stinës , më kopshtet me vreshtari dhe kujdesemi për blegtorinë .Më parë fshati ka qënë i banuar ndërsa sot kemi mbetur pak familje , kryesishtë mosh e tretë” .
Prej klimës së favorshme,bukuris natyrore dhe monumenteve të ndryshëm historikë,fshati Qilarisht është kthyer në një prej destinacioneve të turistëve që zgjedhin të vizitojnë fshatin, duke vlersuar bukuritë natyrore dhe traditat,ndaj dhe banorët kërkojnë që fshati të përfshihet më shumë në axhendat turistike në mënyrë që turizmi të kthehet në perspektiv të fshatit dhe banorët të rikthehen.
“Shpresojmë që të shtohet numri I vizitorëve që vinë në fshat .Kohët e fundit ka patur vizitore te ndryshëm që vinë për të vizituar fshatin .Ketu kemi dy kisha dhe shtëpi të vjetra prej guri .Turistët preferojnë dhe gatimet tona tradicionale “.
Fshati Saraqinisht sot numëron gati 60 familje.Banorët e fshatit mendojnë se me zhvillimin e agroturizmit do mund të gjejnë më shumë mundësi për tu punësuar . Tashmë duket se investimet e bëra në këtë njësi adminiatrative po ndikojnë në jetën e banorëve dhe zhvillimin e zonës .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




