Gara në Suzuka, ja si Verstapen mund të shpallet kampion

Max Verstappen vazhdon rrugëtimin drejt titullit të tij të dytë botëror. Piloti i Red Bullit, që është në avantazh prej 104 pikësh ndaj ferraristit Charles Leclerc, mund të shpallet kampion bote për herë të dytë që në Suzuka. Pra Max do të jetë kampion nëse merr 8 pikë më shumë se Leclerc dhe 6 më shumë se Perez, i cili në Suzuka, edhe pse janë ende 4 gara të tjera për t’u zhvilluar pas kësaj, mund të bëjë surpriza. Ja disa nga kombinimet, të cilat nëse realizohen e shpallin holandezi kampion Bote:
Verstappen shpallet kampion bote nëse fiton garën dhe bën xhiron më shpejtë. Por pa xhiron e shpejtë dhe me Leclerc të dytin, holandezi nuk fiton titullin.
Verstappen fiton titullin nëse del i dyti dhe Leclerc nuk shkon më shumë se vendi i pestë dhe pa xhiron e shpejtë e Perez nuk shkon më shumë se vendi i katërt dhe pa xhiron e shpejtë.
Verstappen i treti me xhiron e shpejtë, Leclerc i gjashti e Perez i pesti. Verstappen i katërti, Leclerc i teti pa xhiron e shpejtë, Perez i shtati pa xhiron e shpejtë.
Verstapen i pesti, Leclerc i 9 pa xhiron e shpejtë e Perez i 8 pa xhiron e shpejtë.
Mundësia e fundit është Verstapen i gjashti, Leclerc nuk hyn në zonën e pikëve e Perez i 9 pa xhiron e shpejtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




