Gaza, tre kamionë me naftë lejohen të hyjnë në qytet

Tre kamionë me karburant që transportonin rreth 50 000 litra naftë hynë në Rripin e Gazës, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, Raed Abdel Nasser.
Duke numëruar dërgesat e mëparshme të karburantit, tetë kamionë me karburant që transportonin 210 000 litra tani kanë hyrë në zonën e mbyllur të luftës.
Koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths vlerëson se sasia minimale e karburantit që nevojitet për Rripin e Gazës është 200 000 litra në ditë.
Izraeli filloi të lejojë hyrjen e karburantit për qëllime humanitare. Të dielën, rreth 300 shtetas të huaj dhe palestinezë me kombësi të dyta mundën të largoheshin nga Rripi i Gazës për në Egjipt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




