“Gegnisht” me poezi dhe muzikë, juria ndau çmimet për më të mirët në ese, poezi, prozë dhe përkthim

Sociale | 2 vite më parë

Poezi që krijojnë melodi të ndërthurura bukur me këngët e traditës erdhën në mënyrë elegante në një pasdite tipike shkodrane në Muzeun Historik të qytetit.

Konkursi i krijimtarisë letrare i emërtuar “Gegnisht” zhvilloi edicionin e tretë por të parin fizikisht pasi dy të parët u zhvilluan online.

12 krijimet pjesëmarrëse u interpretuan nga vetë autorët por edhe të ftuarit.

Juria vlerësoi me çmimin “Arshi Pipa” për esenë më të mirë autoren Dije Demiri Frangu.

Çmimi “Ndre Mjeda” për poezinë më të mirë u fitua nga Mario Paloka ndërsa ai “Ernest Koliqi” nga Gilmana Bushati.

Çmimi “Gjon Shllaku” për përkthimin më të mirë shkoi për autorin Elmaz Fida.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme