“Giro d’Italia 2025”, Simon Jates me bekimin e Papës triumfon shtatë vite pas kolapsit të madh

Çiklizëm | 1 vit më parë

“Giro d’Italia 2025” nuk do të harrohet prej askujt pasi ka shumë hisotri brenda. Ky tur, i cili për herë të parë në 108 vite, u nis nga Shqipëria u mbyll me fitoren e një çiklisti që i kishte shkuar shumë pranë suksesit edhe në vitin 2018.

Bëhet fjalë për Simon Yates, i cili fitoi fanellën rozë falë një gare të madhe të zhvilluar ditën e djeshme, vetëm 24 orë përpara asaj që konsiderohet edhe si etapa e festës. Sot u mbajt edhe etapa e fundit e këtij edicioni të “Giro d’Italia 2025”, e cila kishte në program një “takim” me Papën dhe më pas sprintin final në rrugët e vjetra të Romës.

Me Koloseun në sfond çiklisti britanik preu finishin duke zyrtarizuar kështu triumfin e madh në njërën prej xhirove më të njohura të Europës ndërsa sa i përket fituesit të ditës së sotme ishte shoku i ekipit i Yates, Olav Kooij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme