Gjelat e detit të Baldushkut, shitjet kanë nisur që në fillim të dhjetorit

Sociale | 3 vite më parë

Fshati Baldushk, afro 20 km larg Tiranës njihet për mbarështimin e gjelave të detit.

Mirel Allmuça, banor i Baldushkut merret prej vitesh me rritjen dhe tregimit e gjelave te detit, që janë edhe produkti kryesor në tryezat e shqiptarëve në natën e ndërrimit të viteve.

Në gjysmën e dytë të dhjetorit, në prag të festave, në Baldushk hapet edhe tregu i gjelave të detit.

Mireli zhvendoset atje për të shitur. Ai thotë se cilësia është ajo që i diferencon gjelat e detit të kësaj zone.

Mbarështimi i gjelave të detit është tashmë një tradite për banorët e Baldushkut, çka ka bërë që shumë prej tyre të kenë edhe blerësit besnike.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme