Gjeli i detit për festat e fundvitit, qytetarët ankohen për çmimet e larta

Ekonomi | 3 vite më parë

Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shkodrane. Çmimi i tij është rritur me 200 lekë më shumë për kilogram, dhe  po shitet 1200 kg.

Fermerët të cilët tregtojnë në rrugën nacionale Shkodër- Lezhe pranë fshatit Mabë,  një ndër zonat e njohur për rritjen dhe tregtimit të gjelit të detit, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së mbarshtrimit të  tyre.

Pavarësisht se është një asortiment kryesor në tavolinën e vitit të ri natën e ndërrimit të viteve, çmimi duket se i ka stepur qytetarët.

Ata kanë zgjedhur të blejnë gjela deti të therrur pasi janë më të lirë se gjelat e detit të freskët.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme