Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në Korçë, dyshimet e para

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Korçë. Policia bën me dije se trupi i pajetë i 18-vjeçarit është konstatuar rreth orës 03:50 në një trotuar në lagjen nr. 17.
Dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e pije alkoolike dhe mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati.
Policia bëri me dije gjithashtu se 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë të një pallati në Korçë.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



