Gjendja e ujëmbledhëseve në Devoll – Kapaciteti në masën 60%

Sipërfaqja e tokave bujqësore në këtë bashki shkon në rreth 4 mijë HA dhe kulturat të cilat mbillen më së shumti janë pemët frutore kryesisht ato me mollë si dhe me qershi, ndërsa edhe qepa zë një sipërfaqe të konsiderueshme, ky kryesisht zona e Devollit të Sipërm njihet për kultivimin e qepës së njohur të Bozhigradit.
Edhe perimet zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në këtë bashki. Për vaditjen e sipërfaqeve me këto të mbjella, janë në funksion 12 ujëmbledhëse ndërsa burime në Drejtorinë e Bujqësisë pranë kësaj bashkie, bëjnë me dije se në vetëm 3 prej tyre, kapaciteti i ujit ka shkuar në masën 90%, përkatësisht në ujëmbledhësin e Vërlenit, Koshnicës dhe Gracës.
Pjesa tjetër ka arritur në nivelin rreth 60% të kapacitet, kjo si shkak i mungesës së reshjeve gjatë kësaj periudhe. Megjithatë situata do të jetë në monitorim të vazhduar për t’iu siguruar fermerëve sasinë e nevojshme të ujit, për vaditjen e tokave bujqësore në momentin kur ky proces do të nisë. Paralelisht, Agjencia e Shërbimeve Utilitare vijon pastrimin e kanaleve vaditës në mënyrë që të mos ketë problematika.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




