Gjermania kap 240 kg kokainë në kontejnerë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve

Botë | 3 vite më parë

9 të dyshuar për trafikim dhe import të kokainës në sasi të mëdha, mes tyre edhe tre shqiptarë, u arrestuan të enjten nga policia në katër lande të ndryshme të Gjermanisë.

Policia dhe dogana gjermane njoftuan se të arrestuarit janë të moshave 26 dhe 41 vjeç.

Të pandehurit nga Gjermania, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tre shtetas për secilin vend, mësohet se përdornin punonjës të porteve detare për të magazinuar kokainën brenda kontejnerëve që vinin nga jashtë.

Dy javë më parë autoritetet konfiskuan rreth 240 kg kokainë në një kontejner me origjinë nga Amerika e Jugut, të depozituar në portin e O’Svaldkait. Gjatë aksionit u prenë edhe 15 fletarreste me kërkesë të prokurorëve nga Humburgu, Saksonia e Ulët dhe dy qytete të tjera.

Shefi i Policisë Kriminale në Hamburg, Jan Hiber (o. Hieber), dhe Matias Firmond (o. Matthias Virmond) nga Zyra për Hetimet Doganore deklaruan se autorët në port kishin një rol qendror në kontrabandim dhe u bënë fokusi i autoriteteve ligjzbatuese. “Më shumë sesa konfiskimi i kokainës është identifikimi me sukses dhe çmontimi i strukturave të organizuara kriminale,” tha Firmondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme