Gjiknuri pret ambasadoren e Suedisë: Mbështetje e pakursyer për integrimin

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad.
Në takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad, rikonfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe mbështetjen e pakursyer në procesin e integrimit. “Folëm për projekte që synojnë nxitjen e të rinjve për t’u përfshirë në politikë”, tha Gjiknuri. Gjiknuri theksoi se, “Akademia Politike, si një strukturë e ngritur tashmë brenda Partisë Socialiste është një mundësi shumë e mirë për të investuar tek të rinjtë dhe promovimi i tyre në politikë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme