Gjirokastër/Kontributet,vështirësi gjatë vitit 2020,plani i realizuar nga DRSSH në masën 78%

Sociale | 6 vite më parë

Viti 2020 ka hasur mjaft vështirësi për sa i përket kontributeve të kategorive të ndryshme siç janë ato vullnetar,të bujqve privatë si dhe të ardhurat që vijnë nga emigrantët.Specialistja e kontributeve pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore Gjirokastër Enkelejda Shkurti e pyetur për RTSH GJIROKASTRA ka pohuar se si shkak I përhapjes së pandemisë Covid 19 dhe mbylljes së kufijve me vendet fqinjë ka sjellë një ulje të ndjeshme të këtyre kontributeve gjtë vitit që lamë pas në krahasim me vitin 2019.Ndërkohë Shkurti ka pohuar se pavarësisht situates aktuale ky institucion ka realizuar planin e kontributeve për këto kategori në masën 78%.

“Pandemia Covid-19 faktor që ka sjellë dhe mbylljen e kufijve me vendet fqinj ka shkaktuar shumë vështirësi për vitin që lamë pas.Kontributet gjatë vitit 2020 kanë shënuar rënie krahasuar me vitin 2019.Kategoritë siç janë ato të bujkut privat,vullnetarë dhe të ardhurat në krahasim me vitin 2019 kanë rënë në masën 50%.Pavarëssht situatës aktuale plani nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore është realizuar në masën 78%”

Nga kategoritë respektive më tepër lehtësi ka pasur kategoria e bujkut privat për faktin se janë ndihmuar nga ana e subvencioneve të dhëna nëpërmjet skemave të programit I pard 2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme