Gjirokastër, teste falas, në javën e parandalimit të kancerit të mitrës

Sociale | 6 vite më parë

Femrat e grupmoshës 40-49 vjeç mund t’u drejtohen qendrave shëndetësore për t’u depistuar për praninë e virusit HPV, shkaktar kryesor i sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka kryer furnizimin me teste në këtë javë e cila përkon me javën e parandalimit të kësaj sëmundje. Për arsye se nuk shfaqen simptoma, apeli që vjen është kontrolli periodik te mjeku gjinekolog i cili ofrohet me mënyra të ndryshme. Po ashtu, si shkaktarë të saj renditen stili i jetesës, përdorimi i alkolit, duhanit dhe lindjet në moshë të hershme e të madhe.

“Në kuadër të informimit dhe sensibilizimit për sëmundjet kancerogjene, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër në bashkëpunim me Strukturat e Shëndetit Parësor, siç janë qendrat shëndetësore, kanë ndërmarrë këto ditë disa aktivitete për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës, një nga sëmundjet që ka frekuencë të lartë në popullatën femërore. Këto ditë, janë shpërndarë në të gjitha qëndrat teste depistuese për praninë e virusit HPV, i cili është një nga shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje. Kapja në kohë e kësaj sëmundje merr një rëndësi të veçantë, pasi evitohen kostot e mëdha shëndetësore apo edhe ekonomike e sociale. Duke qënë se kjo sëmundje shpesh herë është asimptomatike, duke kryer testet depistuese femrat mund të identifikojnë statusin e tyre për praninë apo jo të këtij virusi. Rëndësi ka informimi, sensibilizimi si njohja e disa simptomave, stili I jetesës, faktorët e riskut. Të evitohen duhani, alkoli, drogat apo dhe lindjet në moshë të hershme apo edhe ato në moshë të madhe. Një kontroll periodik te mjeku gjinekolog është i domosdoshëm.” – thotë specialisti i Shëndetit Publik, Bledar Ahmetaj

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme