GJIROKASTER,NIS APLIKIMI I VAKSINES ANTIGRIP PER STAFET PEDAGOGJIK

Nisi sot aplikimi i vaksinës antigrip për arsimtarët edukatorët dhe stafet ndihmës në institucionet e arsimit parauniversitar në Gjirokastër.
Ky proces filloi nga kopshti “Cicërimat”, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit shëndetësor Shpëtim Novi I cili u shpreh:
“Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër është duke punuar në të gjitha drejtimet,pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia.
Të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar që prej tetorit me dozat e vaksinës kundër gripit sipas kërkesave që kanë paraqitur. Gjirokastra këtë vit ka përfituar 5600 doza të vaksinës antigrip,ose 2 herë më tepër se një vit më parë .Duket qartë së këtë sezon interesi ishte me i lartë ,nisur edhe nga pandemia.
Ky është furnizimi I trëtë për Gjirokastrën,ku një pjesë e vaksinës është planifikuar për personelin arsimor,I cili hyn në kategoritë e riskuara.
Ky proces do te vazhdojë në cdo shkollë e kopsht,ku vaksinatoret do të paraqiten sipas një kalendari të hartuar në bashkëpunim.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




