Gjokutaj: Berisha ka vendosur të përballet, jo të përmirret!

Genc Gjokutaj, avokat i kreut të “Rithemelimit”, Sali Berisha, në emisionin ‘3 D’, ka ngritur një seri pretendimesh në raportet mes gjykatës dhe klientit të tij.
Sipas tij, duhet bërë ndarja midis qëndrimeve politike dhe anës juridike. Madje, sipas tij, masat që kërkohen ndaj Berishës janë të njëjta me ato të diktaturës, madje edhe më keq.
“Po flitet për lirinë personale të Berishës që është nocion juridik, që lidhet drejtpërdrejt me masën e sigurisë personale të tij. Në këtë pjesë, si avokat të përgjigjegjem. Rrethi i pyetjeve për mua është i kufizuar. S’mund të them sipas meje, por sipas ligjit. S’është pyetje për mua pse Berisha merret me Dumanin. Ça thotë njëri për tjetrin pyetni ata. Berisha ka vendosur të përballet dhe jo të përmirret me çështjen që i kanë ngritur. Ju thoni që Berisha bën gabim që konstaton shkelje dhe antikushtetuetshmëri, ti venë policë të dera. Ata po vazhdojnë me një izolim të denjë si në diktaturë, madje më keq. Gjykatësit nuk japin përgjigje për pyetjet tona, sepse i ka dikush tjetër në dorë çelësat”, tha Gjokutaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




