Gjokutaj: Kallëzimi ndaj Metës, nga një person që ka dhënë dëshmi të rreme

Avokati Genc Gjokutaj, i cili është njëkohësisht edhe avokat i Sali Berishës në procesin për ish- klubin Partizani, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se “Berisha nuk i ka dhënë mbrojtje ligjore Metës”.
“Ai është një aleat politik, pa cilësi në procesin CEZ- DIA. Është thirrur për të dhënë shpjegime. CEZ- DIA është një çështje private mes dy bizneseve. Berisha është lider i opozitës. Kur ka kosnstatuar për vete se është një proces jo i rregullt ligjor, nuk mund të thotë se është korrekt sepse është i njëjti prokuror. CEZ- DIA përflitet për një aferë. Berisha s’bën mbrojtje të Metës. Kallzimi ndaj Metës është bërë nga një person që ka dhënë dëshmi të rreme”, tha Gjokutaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




