Gjykata Kushtetuese rrëzon Dhomën e Avokatisë për hartën e re gjyqësore

Politikë | 3 vite më parë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të avokatisë për hartën re gjyqësore. Vendimi është marrë me shumicë votash.

Ankimimi në Kushtetuese  për hartën e re  gjyqësore kishte bërë edhe Komuniteti i Helsinkit.

Avokatët dërguan hartën e re në Kushtetuese me pretendimin se minimizon eksesin e qytetarëve në drejtësi, por në të njëjtën kohë ndikon në kostot financiare.

Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme