Goditja e krimit të organizuar, marrëveshje mes Shqipërisë dhe Francës: Skedim të autorëve

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë publike.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë të ditur se kjo marrëveshje do të jetë “një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale”

Së bashku me ambasadoren e Francës dhe në prani kryeministrit Rama dhe presidentit Makron, dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen “Në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike”, e cila synon të përmbushë një nevojë për shkëmbimin operacional të informacioneve kriminalistike balistike.

Sipas Ministrisë së Brendshme, marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.

“EUROPOL do të jetë e ftuar gjithashtu të ndjekë punimet franko-shqiptare, në kuadër të projektit të krijimit të një Hub-i balistik, brenda saj, thuhet gjithashtu në një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme