Gola dhe spektakël mes Eintracht dhe Dortmund, 3-3 në Frankfurt!

Gjermani | 3 vite më parë

Ndodh gjithçka mes Borussia Dortmundit dhe Eintracht Frankfurt të dielën në Bundesligë, në javën e 9-të. BVB nuk arrin të kapë Bayernin dhe mbahet në një 3-3 nga rivalët e tyre, të cilët janë arritur dy herë, si pas 2-0 ashtu edhe pas 3-2. Sabitzer, Moukoko dhe Brandt anulojnë epërsinë e dyfishtë të Marmoush dhe golin e Chaïbi. Dortmundi mbetet i pamposhtur dhe ngjitet në 21 pikë, duke “përqafuar” Shtutgartin në vendin e tretë.

Vendasit arritën avantazhin e dyfishtë pas 24 minutash lojë. Në minutën e 8-të shënuan nga pika e bardhë me Marmoush, i cili dyfishoi më pas rezultatin në minutën e 24-ët. Në fundin e pjesës së parë, Dortmundi shkurtoi diferencën me Sabitzer, ndërsa në minutën e 54-ët ishte Moukoko që vendosi barazpeshën në 2-2. Chaibi solli edhe njëherë festë në Deutsche Bank Park në minutën e 68-të, por 7 minuta para fundit ishte Brandt që firmosi për rezultatin përfundimtarë 3-3.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme