“Google” rendit Shqipërinë të tretën në botë si destinacion turistik në rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Që sezoni turistik në Shqipëri ka pasur një hov të pazakontë këtë vit, ky nuk është më lajm për mediet shqiptare e të huaja.

Kryeministri Edi Rama postoi të martën (5 shkurt) një grafik të destinacioneve turistike me rritjen më të madhe gjatë këtij sezoni.

Grafiku, i marrë nga “motori i kërkimeve virtuale”, Google, ilustron Shqipërinë të tretën në botë pas Turqisë dhe Kroacisë si vende për t’u vizituar.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm,” shkroi kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë e kanë vizituar këtë verë mbi 5 milionë të huaj nga rreth 150 shtete, nga të cilët më shumë se 2 milionë shqiptarë të Kosovës.

Shqipëria shihet nga vizitorët e huaj si një destinacion që ndërthur malin, detin, turizmin kulturor dhe historik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme