“Greenwood vdis”, kore tronditëse nga tifozët e Osasunës: kaos

Kthimi i Mason Greenwood në fushë dhe debutimi për Getafen u dëmtua nga disa thirrje tronditëse nga tifozët e Osasunës. Anglezi, i cili nuk kishte luajtur një ndeshje konkurruese për 19 muaj pas akuzave për përdhunim nga e dashura e tij, bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e tij të ri në një fitore 3-2 në Coliseum Alfonso Perez.
Greenwood hyri në lojë në minutën e 77-të, i përshëndetur me brohoritje inkurajimi nga tifozët vendas. Megjithatë, sektori i vizitorëve e goditi atë me një kor tronditës. Në fakt nga tribuna nisi brohoritja “Greenëood vdis”, e cila megjithatë nuk ia hoqi përqendrimin anglezit që ishte vendimtar në krijimin e mundësisë për golin e fitores së Getafes.
Një vëzhgues i La Ligës i pranishëm në stadium dëgjoi thirrjet dhe tashmë po përgatitet për një goditje dënimi për Osasunën. Për këtë çështje foli edhe trajneri i ekipit, Jogoba Arrasate, i cili dënoi thirrjet: “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe sistemi gjyqësor tashmë ka shprehur mendimin e tij për rastin. Thirrjet kundër tij ishin të shëmtuara, por edhe ato kundër nesh duhet të jenë të raportuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




