Greqi/ Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti

Fluturimet nga dhe për në Greqi janë anuluar këtë të enjte, (16 mars) ndërsa anijet kanë mbetur në porte pasi punëtorët grekë kanë lënë punë për të protestuar mbi përplasjen e trenave që u mori jetën 57 personave në datën 28 shkurt.
Shërbimet publike dhe shkollat shtetërore janë mbyllur gjithashtu. Grevës i janë bashkuar edhe shoferët e taksive dhe stafi i metrove. Që nga përplasja, punonjësit e hekurudhave kanë zhvilluar një sërë grevash.
Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit, se kanë bërë veshin e shurdhër ndaj thirrjeve të vazhdueshme të sindikatave për dobësi në sistemin e sigurisë së hekurudhave u mblodhën në qendër të Athinës.
“Shpreh zhgënjim për çfarë nuk ka ndodhur përgjatë viteve, por veçanërisht për atë që ndodhi në Tempi”, u shpreh sindikata GSEE e sektorit privat, duke kërkuar një hetim të gjithanshëm për shkaqet e përplasjes.
Një hetim gjyqësor për aksidentin ndërkohë po vijon. Përplasja vdekjeprurëse e dy trenave ka shkaktuar zemëratë publike.
Javën e shkuar dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera në demostratat më të mëdha të zhvilluara që nga zgjedhja e qeverisë aktuale në 2019.
Fajtorët duhet të paguajnë pavarësisht rangut, shkruhej një një banderolë.
Kryeministri Kiriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në muajin korrik, ka kërkuar falje për përplasjen dhe ka premtuar se do të punësojë më shumë staf dhe do të rregullojë sektorin hekurudhor, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu iu ka kërkuar protestuesve që të mos lejojnë që zemërimi të përçajë shoqërinë.
“Duhet ta fitojmë këtë luftë,” u shpreh Mitsotakis, duke shtuar se ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në tragjedi.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




