Greqi – Mijëra familje pa energji, kritika ndaj qeverisë

Greqi | 6 vite më parë

Partitë e opozitës kritikuan qeverinë për ndihmë të ngadaltë ndërkohë që mijëra familje në Athinë vazhdojnë të mbeten të privuara nga energjia, pas valës të të ftohtit që ka shkaktuar katër të vdekur në Greqi.

Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike theksoi se po punonte për të rikthyer energjinë elektrike në rreth 3 500 shtëpi në lagjet në veri të Athinës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në komunën e Dionysus, ku situata është më kritike.

Shumë banorë janë të privuar nga uji i rrjedhshëm. Ata shkrijnë borën për ta përdorur për gatim dhe shuarjen e etjes dhe mbajnë jashtë ushqimet e tyre me qëllim që të mos prishen.

“Askush nuk do të kthehet në shtëpi deri sa energjia elektike të rikthehet në çdo shtëpi”. deklaroi para deputetëve kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

Qeveria është kritikuar ashpër nga e majta dhe e djathta për veprim të ngadaltë në dhënien e ndihmës.

Përgjegjësitë e Mitsotakis janë të shkruara në dëborë”, sipas të përditshmes së majtë Efsyn, ndërkohë që gazeta liberale “Kathimerini” akuzoi shtetin se i duhej një gjysmë shekulli për të vendosur se kush ishte përgjegjës për prerjen e pemëve.

Një ish-ministër konservator, Stefanos Manos, shprehu shqetësimin e tij në Twitter se ishte pa energji që prej tre ditësh.

Mitsotakis theksoi se vala e të ftohtit që goditi Athinën të hënën dhe të martën, quajtur “Médée” me emrin e një personazhi të mitologjisë greke, është sipas ekspertëve një për më të ashprave e 40 viteve të fundit./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme