Grupi i PS mblidhet në Elbasan, fokusi te parlamenti dhe strategjia elektorale për 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në Elbasan, në një mbledhje që do të fokusohet te sfidat e këtij sesioni parlamentar dhe strategjia që do ndiqet për zgjedhjet e përgjithshme në 2025.
Mbledhja është hapur nga kryetari i grupit parlamentar, Niko Peleshi, për të vazhduar fjalën e tyre kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Mësohet gjithashtu se deputetët do të njihen me punën e deritanishme të Komisionit Antikorrupsion dhe Komisionit për Dezinformimin.
Po ashtu porosia për ministrat dhe deputetët do të jetë përqendrimi i komunikimit të tyre me qytetarin përballë dhe përmes rrjeteve sociale.
Një çështje e rëndësishme diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është edhe integrimi i Shqipërisë.
Kryeministri Rama pritet t’i bashkohet mbledhjes rreth orës 14:00.
Gazetar: Enes Molla
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




