Guardiola për situatën kritike në botë: Nëse vriten mijëra njerëz, unë do të rebelohem gjithmonë!

“Krimet dhe vrasjet që po nodhin përballë syve tanë, syve të mi, nuk më lejojnë që të qëndroj indiferent. Genocidi në Gaza, ajo që po ndodh në Ukrainë dhe Rusi dhe lufta në Sudan nuk më lejojnë që të qëndroj indiferent. Unë do të jem gjithmonë kundër kësaj që po shikoj”.
Vetëm pak ditë pas fjalimit që mbajti në një maanifestim të bërë për Gazën në Barcelonë, Pep Guardiola ka marrë përsipër që të ngrejë zërin përballë padrejtësive që po ndodhin në botë.
Në konferencën e djeshme për shtyp numri një i stolit të Manchester City-t ka thënë se ai gjithmonë që do të jetë një zë kundër luftrave që po ndodhin në botë dhe se mijëra të vrarë që janë regjistruar deri më tani nuk janë thjesht një numër në sytë e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




