Guvernatori Sejko: Ekonomia drejt përmirësimit, ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar

Ekonomi | 6 vite më parë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po mbanë një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare, ku tha se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe se ekonomia ka ardhur drejt përmirësimit në tre muajt e fundit.Por, sipas tij, rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënien e punësimit dhe rritjen e papunësisë.

“Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme