Guvernatori Sejko: Ekonomia i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm

“Ekonomia do t’i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm”. Kështu deklaroi sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në një konferencë për shtyp, ku shtoi se këto 2 muaj ka pasur një përmirësim të situatës pas goditjes që pësuam prej pandemisë Covid.
“Ekonomia i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm. Këto 2-3 muaj presim përsmirësim të situatës ekonomike. Lidhur me borxhin unë e kam theksuar se borxhi është një e keqe e domosdoshme. Të gjitha vendet e prekura nga kriza kanë rritur borxhin e tyre atë të jashtëm dhe të brendshëm. Parametrat e borxhit janë toleruar për të kapërcyer krizën”, tha ai.
Më tej zoti Sejko shtoi se me kapërcimin e reziqeve, në të ardhmen do t’i rikthehemi konsolidimit fiskal.
“Rritja e nivelit të borxhit ëshë e pranuar në një situatë krize. Me kapërcimin e rreziqeve në të ardhmen ne do të duhet ti rikthehemi konsolidimit fiksal. Për momentin do të jemi për lehtësimin fiskal. Situata ka ndryshuar ne kemi qenë në një situatë se në fillim të poandemisë kemi patur një mbiçmim. Në këto kushte e është e panevojshme që banka”, shtoi mes të tjerash ai. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




