Hamas: Lirojmë pengjet nëse ndalet lufta

Ne do t’i lirojmë pengjet, por duhet t’i ndalim luftimet, deklaroi numri dy i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, shkruan ATSH.
Marzouk kohët e fundit shkoi në Moskë për të diskutuar mbi tetë shtetasit me shtetësi të dyfishtë ruso-izraelite të rrëmbyer më 7 tetor nga Hamasi.
Ai shpjegoi se dy gra nga Rusia u gjetën, por Hamasi nuk mundi t’i lironte për shkak të konfliktit.
Sipas Marzouk, Hamasi nuk ka një listë të të gjithë pengjeve dhe nuk është në dijeni të vendndodhjes së të gjithëve, sepse ata mbahen nga “fraksione të ndryshme”, si Xhihadi Islamik, i cili punon ngushtë me Hamasin, por funksionon me sa duket në mënyrë të pavarur.
Numri dy i Hamasit beson se një armëpushim është i nevojshëm për të mbledhur informacione për pengjet. Në përgjithësi, ata realisht mund të liroheshin vetëm nëse “izraelitët ndalonin luftimet në mënyrë që t’i dorëzonin në Kryqin e Kuq”.
Sipas ATSH
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




