Hamasi ka njoftuar kushtet në të cilat është gati të lirojë të gjitha pengjet

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze,” tha Sinwar në një deklaratë.

Katari ka mbajtur bisedime për më shumë se tre javë, duke folur me zyrtarët e Hamasit dhe Izraelit për të promovuar paqen dhe për të siguruar lirimin e pengjeve. Ndërmjetësimi i tij javën e kaluar çoi në lirimin e dy pengjeve amerikane, një nënë e bijë dhe dy grave të moshuara izraelite.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, raporton se 19 burgje gjenden brenda Izraelit dhe një brenda Bregut Perëndimor të pushtuar, ku mbahen mijëra të burgosur palestinezë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme