Hamasi: Të paktën 12 të vdekur nga sulmi izraelit në spitalin indonezian

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit kundër spitalit indonezian në pjesën veriore të qytetit të Gazës , njoftoi këtë të hënë Ashraf al-Kintreh , zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit. Mes viktimava mësohet të ketë edhe mjekë. 

“Ushtria izraelite po rrethon spitalin indonezian dhe ne kemi frikë se ajo që ndodhi në spitalin al-Sifah do të ndodhë atje,” shtoi ai.

Sulmi vjen pasi sipas Hamasit janw rënë dakord për një armëpushim për lirimin e pengjeve, por Izrael mohon dhe nuk e respekton.

Marrëveshja parashikon lirimin e rreth 150 grave dhe fëmijëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Nga ana e tij kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit/.BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme