Hamilton dhe Serena Williams, në garë për të blerë Chelsea

Lewis Hamilton dhe Serena Williams janë bërë pjesë e grupimit të udhëhequr nga Martin Broughton, një biznesmen që është i gatshëm të marrë Chelsean nga Roman Abramovic. Sipas Mirror, piloti britanik, shtatë herë kampioni bote në Formula 1 dhe tenistja 40 vjeçare amerikane janë të gatshëm të shpenzojnë nga 10 milionë paund secili (ekuivalent me 12 milionë euro) për të ndihmuar në ndryshimin e pronësisë së Bluve. Hamilton, për më tepër, është një tifoz i Arsenalit.
Broughton është nënkryetar i International Airlines Group, një kompani që kontrollon British Airëays, Iberia dhe Vueling, por kishte një histori të shkurtër në futboll: në vitin 2010 ai u emërua president i Liverpool me detyrën për të përshpejtuar shitjen e klubit te amerikanët. Chelsea është aktualisht në duart e qeverisë britanike pas ngrirjes së aseteve të manjatit rus Abramovic, pronar i klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




