Hapen aplikimet për grante nga IPARD II

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë (AZHBR) njofton Thirrjen e Katërt për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II.
AZHBR bën të ditur se, në këtë thirrje mbështetet masa 7 në sektorët turizmi rural dhe i natyrës si dhe punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës.
Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022.
AZHBR fton të gjithë fermerët dhe subjektet që operojnë në sektorin rural, të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare grant deri në 65% të vlerës së investimit, nga programi IPARD II.
Mbështetja financiare është mundësia që jepet gjithkujt, për të marrë më të mirat e tokës, të zhvillojë më tej traditën, të ketë energji elektrike nga burime të diversifikuara apo të shndërrojë talentin në biznes, duke zgjedhur të ndërtojë bujtinën e vet.
“Apliko të marrësh mundësinë që të jepet për të zhvilluar më tej biznesin rural. Të ardhmen tënde e ndërton ti”, thuhet në njoftimin e AZHBR teksa rikujton subjektet që, “afati i fundit i pranimit të aplikimeve është data 25 shkurt 2022, ora 16:30”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




