Hapet loti i parë i bypassit të Shkodrës

Ekonomi | 5 vite më parë

Punimet për lotin 1 të bypass Shkodër kanë përfunduar dhe i gjithë ky segment me gjatësi 4.8 kilometra tashmë është i hapur për lëvizjen e automjeteve.  Ai është i pajisur me të gjithë elementët urbanë; troturarë, korsi biçikletash, ndriçim dhe gjelbërim. Është projektuar edhe si shëtitore, por që në hyrje të tij, janë shfaqur edhe problematikat e para sa i takon kalimit te qytetareve. 
Mungesa  e nje  semafori  si dhe shpeshhere  pakujdesia e kalimtareve  te shumte  qe  pershkojne kete rruge  e bejne  nje nder zonat  e rrezikshme te qarkullimit. 

Bypass-i i Shkodrës nis në hyrje të qytetit dhe përfundon në dalje të tij duke u lidhur me segmentin Shkodër-Hani i Hotit. Ky segment do të shërbejë për përdoruesit e rrugës të cilët kanë destinacion doganën e Hanit të Hotit si dhe të gjithë rrethinat e Malësisë së Madhe duke evituar në këtë mënyrë hyrjen në brendësi të qytetit të Shkodrës. 

Loti 2 i bypass-it do marrë zhvillim në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili do ta trajtojë si një shëtitore dhe si një lulishte të inkorporuar brenda zhvillimit të madh që ka marrë zona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme