Hapja e kapitujve të parë- KE konfirmon procesin, por heq afatin

Aktualitet | 3 vite më parë

Komisioni Europian i mbetet kërkesës për hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Shqipërinë. Pyetur nga Televizioni Publik se si e konsideron mungesën e përgjigjes së Këshillit Europian ndaj propozimit për Shqipërinë, zëdhënësja e komisionit Ana Pisonero shkruan se ak“Komisioni pret me padurim të hapë bisedimet për Grupkapitullin e parë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Odiseja shqiptare në institucionet europiane, është zgjatur këtë herë me veto greke, që, edhe pse nuk u deklarua publikisht nga Micotaqis përpara Këshillit Europian, bëri që të humbë nga konkluzionet e tij, të cilat duhet të kthenin përgjigje jo thjesht për Shqipërinë, por për Komisionin Europian.

Ishte pikërisht ky që e kishte konsideruar dhjetorin si afati i objektivit politik për hapjen e grupkapitujve te parë, me një pritmëri të paralajmëruar nga udhëheqësit e mëdhenj europianë se e mbështesnin pa rezerva.

“Komisioni europian pret me padurim ndjekjen e shpejtë dhe vendimtare të raportit të shqyrtimit mbi Grupkapitullin e pare duke përfshirë udhërrëfyesin e vendit në përputhje me kornizën negociuese, me synim për hapjen e grupit të parë deri në fund të këtij viti”.

Pas Samitit të liderëve të dhjetorit që duhet të kishte kthyer përgjigje për këtë objektiv të Komisionit Europian, kur vetë ky i fundit e ka humbur këtë objektiv, pyetja që ngrihet u kthehet pikërisht institucioneve europiane.

Mbi çfarë procedure duhet të ndërtojë pritshmëritë Shqipëria që të strukturojë anëtarësimin?

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme