Hashim Thaçi në Hagë/ Edi Rama: Gjykimi ndaj tij ngre pikëpyetje mbi procesin

Kosovë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë një intervistë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili po gjykohet aktualisht nga Gjykata Speciale në Hagë, ka deklaruar se gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së ngre pikëpyetje mbi vetë procesin.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se sa më shumë vazhdon ky gjykim ndaj tij, ngrihen edhe më shumë pikëpyetje mbi “nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

“…dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë”, shkruan kryeministri Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme